Shumë mistere mbeten ende rreth atentatit të ndodhur më 30 tetor në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë katër persona, dy prej të cilëve qytetarë që ndodheshin rastësisht në atë segment, Flutura dhe Bashkim Basha.
Advertisements
Por ndërsa ende nuk dihen se kush janë autorët apo porositësit e këtij atentati që la të vdekur Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët mendohet se ishin dhe shënjestra, mister mbetet edhe personi i tretë që dyshohet se ishte në mjetin e viktimave.
Advertisements
Sipas informacioneve dyshohet se në mjet ka qenë edhe Ibrahim Lici, vëllai i Hamzait dhe një nga emrat e njohur të botës së krimit. Ky dyshim lindi pas pamjeve nga vendi i ngjarjes, ku shfaqej një djalë i ri pranë trupit të pajetë të Hamzait, i cili kishte ngjashmëri me Ibrahimin.
Por ky mbetet një dyshim, pasi policia dhe prokuroria nuk e konfirmojnë zyrtarisht. Ndërkohë nga informacionet e siguruara së fundmi, mësohet se policia krahas punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ka nisur edhe kontrolle në disa spitale e klinika private në Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit, për të gjetur personin e tretë që ndodhej në mjet, i cili po ashtu thuhet se ka mbetur i plagosur nga plumbat që u lëshuan me breshëri në mjetin e Licit.
Advertisements
Kujtojmë se nga ekspertiza e këtij mjeti janë gjetur tre telefona, tre pistoleta dhe disa gëzhoja që ngrenë pistën se ka pasur të shtëna edhe prej tyre në drejtim të mjetit të autorëve. Po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku, që ende nuk dihen se kujt personi i përkasin.