Një ngjare e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Baltëz të Fierit. Një efektiv i Shqiponjave është vrarë me armë zjarri pas një konflikti të çastit.
Advertisements
Viktima është identifikuar si Novruz Canaliaj 28-vjeç.
Advertisements
Nga informacionet bëhet me dije se polici, me origjinë nga Tropoja, nuk ka qenë në shërbim, ndërsa autori i identifikuar si Asllan Mernica, dyshohet se është larguar me një automjet ngjyrë blu.
“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.
Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje” njofton policia