Gazetari Sokol Bregu ka folur për gjyqin e bujshëm që ka nisur për vrasësit me pagesë, ku Nuredin Dumani, si bashkëpunëtor i drejtësisë, po rrëfen krimet e kryera.
Advertisements
Bregu tha se ky është procesi më i rëndësishëm në Shqipëri sa i takon krimit të organizuar.
Advertisements
“Nëse ka një proces më të rëndësishëm në krim në Shqipëri, është ky. Për një arsye, këta ishin të gjithë vrasës me pagesë dhe është një fat i madh i Shqipërisë që janë të gjithë brenda në burg, pjesë më e madhe e tyre. Flasim për krimin e organizuar, por pikat e tij i ka në trafikun e drogë, vret rralle, por këta marrjen e jetës së njeriut e kishin kthyer në zanat. Janë të tmerrshëm, në një moment thotë njëri “kam ngelur pa lekë, më gjej një punë”. Pra e quajnë punë. Ajo që të çmend është, në një moment shkojnë dy vetë dhe nuk arrijnë dot ta vrasin dhe Nuredin Dumani thotë “Sa herë ju kam thënë, një punë nuk e bëni dot pa mua”. E quan punë, profesion.
Tani, ku kanë filluar problemet dhe përplasjet e një nga vëllezërit e atij që Nuredin Dumani kishte pirë gjak me të, duke u kthyer në vëlla, kanë filluar problemet. Ka një histori mes të dyve dhe lidhet me një çështje të brendshme familjare midis të dy personave. Ka patur një histori që brenda shokëve, nuk mund të ndodhë. Duke qenë se ka ndodhur një gjë e tillë, dyshohet për një marrëdhënie brenda shoqërisë, i kanë marrë dikë, për një femër bëhet fjalë. Këtu kanë filluar debatet.
Kur ka ardhur te pika që kanë një histori, ai po përpiqet tja rrëzojë dëshminë dhe bëhet fjalë për dëshminë e një vrasje, nënë e bir. Pra kanë vrarë një grua që ankohej për vrasjen e të birit”, tha Bregu.