Vrau 16-vjeçarin për t’i grabitur orën e dorës, dënohet me burgim përjetë Kristjan Cenaj

by editor

Kristjan Cenaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2015. Pas gati 9 vitesh, drejtësia është vënë në vend për ngjarjen e rëndë nga Gjykata në Lezhë. Cenaj e vrau Gjonajn për t’i grabitur orën “Rolex” që ai kishte duke e qëlluar me sende të forta në kokë dhe më pas fshehu trupin.

Advertisements

Në vitin 2022, një zjarr rastësor dogji ferrat në një zonë të Fushë-Kuqes në Kurbin duke bërë që të zbuloheshin disa eshtra. Pas kryerjes së analizave të ADN-së, ato rezultuan se i përkisnin 16-vjeçarit Gjonaj. Cenaj u mbajt nën vëzhgim për gati një muaj në vitin 2022 dhe u prangos menjëherë sapo mbërriti në Rinas nga Italia, aty ku jetonte prej vitesh. Avokati i familjarëve të 16-vjeçarit në ndjerë tha se është “i kënaqur me vendimin e gjykatës”, por shtoi se hetimet duhet të zgjerohen pasi në ngjarjen e rëndë ka të përfshirë, sipas tij, edhe persona të tjerë.

You may also like