Vrau 23-vjeçarin shqiptar, Rigelsi dënohet me 17 vite burg

by editor

Rigels Gjinaj, shqiptari i akuzuar për vdekjen e bashkatdhetarit të tij të ri, Emanuel Rroku është dënuar me 17 vite e 4 muaj burg.

Advertisements

Gjyqtarja, italiane Rossella Ferrrazzi përjashtoi rrethanat rënduese të motiveve joserioze duke ulur dënimin me një të tretën dhe duke përjashtuar kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm për 34-vjeçarin shqiptar.

Advertisements

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Emanuel Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali në Via Allea Comunale në Turbigo. Por kur brenda lokalit një burrë kishte goditur një grua disa nga të pranishmit kishin ndërhyrë ta ndaluar. Ndërsa Rigelsi filloi luftën për të mbrojtur shokun e tij nga ajo turmë e zemëruar, arma e 34-vjeçarit qëlloi një breshëri plumbash, mes të cilëve edhe ai që goditi Rrokun në arterien karotide.

You may also like