Vrau bashkëmoshatarin Martin Cani, avokatët e autorit kërkojnë zbutje të masës: Ishte vetëmbrojtje…

Mbrojtja e Mario Perlleshit, ka ankimuar masën e sigurisë arrest në burg caktuar ndaj tij rreth dy javë më parë, me dyshimet se ka vrarë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani e plagosur Luis Meçen pranë shkollës “Fan Noli”.

Advertisements

Ai kërkon masë më të butë sigurie se sa arresti në burg. Në kërkesën e tyre, avokatët e Perlleshit pretendojnë se i mituri e ka kryer veprimin me thikë nga i cili dyshohet se edhe u vetëplagos, në kushtet e vetëmbrojtjes.

Advertisements

Ndërkohë të shtunën e 30 nëntorit, 15-vjeçari është ripyetur për 8 orë, nga Prokuroria e Tiranës në prezencë të avokatit, psikologut dhe njërit prej prindërve. Pritet që në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm, të hidhet shorti për caktimin e trupës që do të shqyrtojë kërkesën.