Gjykata e Sarandës ka zhvilluar ditën e djeshme një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të 24 dhjetorit vrau bashkëshortin e saj, N. Tahiraj, 55 vjeç, duke e goditur me sëpatë në banesën e tyre, në fshatin Metoq.
Advertisements
Seanca gjyqësore u zhvillua sot, ku gjykata vendosi të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin e 48- vjeçares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Po ashtu, ndaj saj u caktua masa e sigurisë “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.
Advertisements
Gjatë seancës, Elvira Tahiraj, u mbrojt nga një avokate e caktuar kryesisht nga shteti, ndërsa organet e drejtësisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e ngjarjes tragjike.
Ngjarja ka tronditur komunitetin e vogël të Sarandës, ndërsa ekspertiza mjekësore pritet të zbardhë gjendjen psikologjike të të dyshuarës në momentin e krimit. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në momentin që bashkëshorti i autores ka qenë në gjumë. Në shtëpi, por në dhomë tjetër ka qenë vajza e tyre, e cila kur është zgjuar është përballur me kufomën e të atit që më pas ka lajmëruar motrën e vet dhe policinë.
Familja Tahiraj mësohet se ishin të vendosur në Sarandë penj disa kohësh dhe jetonin në një shtëpi me qira. Gruaja e prangosur dyshohej se vuante nga problemet e shëndetit mendor, fakt që duket se është konstatuar edhe nga grupi hetimor, që ende nuk ka mundur t’i dokumentojë një dëshmi mbi motivin e krimit të rëndë.