Vrau kamerierin në Elbasan, dënohet me 11 vite e 4 muaj burg Erjon Llapushi

Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë me 11 vite e 4 muaj burg Erjon Llapushin, për vrasjen e kamerierit Gazmend Kurmaku, ngjarje e ndodhur në 2 tetor të vitit 2021.

Advertisements

Llapushi u shpall fajtor për akuzën e vrasjes me dashje.

Advertisements

Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg, por gjykata vendosi 17 vite burg, ndërsa me aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale i ulet 1/3 e dënimit duke e dënuar përfundimisht me 11 vite e 4 muaj burg.

Edhe pse në kërkim Llapushi është përfaqësuar në seancë me avokat mbrojtës. Ky i fundit pranoi fajësinë dhe kërkoi aplikimin e uljes së dënimit.

Krimi i rëndë ndodhi në një lokal në Elbasan ku Erion Llapushi kapi nga fyti kamerierin 57-vjeçar Gazment Kurmaku për një tavolinë e cila ishte e rezervuar, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau.

33-vjeçari Erjon Llapushi është një personazh i skeduar tashmë nga policia për aktivitet kriminal dhe dhunë duke u cilësuar person me rrezikshmëri të lartë.

Mëngjesin e së premtes forcat e Drejtorisë Vendore të Policise Korçë, Renea, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale ushtruan kontrolle në 29 banesa të personave kontingjent kriminal apo që kanë lidhje me Llapushin. Forcat Renea rrethuan dhe ushtruan kontroll të në banesën e të shumëkërkuarit, por ai nuk u gjet aty.