Vrau me grusht biznesmenin në Vlorë, Gjykata jep vendimin për djalin e anëtares së KLP

Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut, është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 3 vite heqje lirie.

Advertisements

Autorit i është pranuar akuza “vrasje nga pakujdesia” neni 85 , atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka. Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me 3 vite. Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte vrasje me dashje por kjo është rrëzuar. Të pranishëm në sallë ishin avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit. Autori nuk ka qenë i pranishëm pasi sipas avokatëve kishte probleme shëndetësore.

Advertisements

Si ndodhi ngjarja?

Gjithçka nisi me një përplasje fizike mes Rei Metës dhe viktimës Armando Meshau, që më vonë përshkallëzoi deri në vdekjen e inxhininerit. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri”, në gusht të vitit të shkuar.

Fillimisht midis të dyve ka pasur sharje dhe ofendime, dhe shumë shpejt situata degradoi në dhunë, e cila rezultoi fatale për 55-vjeçarin që mbeti i vdekur.

Rei Meta, asokohe punonjës në Drejtorinë e Doganave në Tiranë, u arrestua 4 orë pas ngjarjes në zonën e Lungomares. 33-vjeçari banues në Tiranë u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Rei Meta është djali i Nurihan Metës, anëtares së KLP.