Gjykata e Apelit të Kosovës ka dhënë vendimin për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, e cila u ekzekutua nga Dardan Krivaça.
Advertisements
Ai është dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa bashkëpunëtori tij Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vite burg, i cili akuzohet për veprën penale “Ndihmë në kryerje të vrasjes së rëndë”.
Advertisements
Vrasja e rëndë ka ndodhur më 22 gusht 2021 në shtëpinë e Dardan Krivaçës në qytetin e Ferizajt, ku Marigona Osmani ishte vetëm 18 vjeçe. Në vitin 2023 gjykata dënoi të dy bashkëpunëtorët, por Apeli bëri rigjykim të rastit pasi ishte pranuar aneska e mbrojtjes.
Njoftimi i plotë:
“Sa i përket pretendimeve ankimore lidhur me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, kolegji gjykues konstaton se gjykata e shkallës së parë e ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë gjendjen faktike, për shkak se me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor është vërtetuar se të akuzuarit D.K. dhe A.S., kanë kryer veprat penale të lartcekura, për të cilat janë shpallur fajtorë”.