Vrau shqiptaren shtatzënë, greku: Po flija gjumë, nuk isha unë

by editor

39-vjeçari grek që akuzohet se vrau partneren e tij shtatzënë, 41-vjeçaren shqiptare Gjeorgjia Murati, ka mohuar çdo akuzë në gjykatën e Selanikut në Greqi. Ai ka pretenduar se nuk është autori i vrasjes dhe se natën fatale, atë të ndërrimit të viteve, ka qenë në gjume dhe se nuk e ka vrarë ai partneren e tij.

“Gjeorgjia ishte i vetmi person që kisha. Nuk do të rrëfej për diçka që nuk e kam bërë. Atë natë piva 3 pilula gjumi dhe nuk kuptova asgjë, u zgjova të nesërmen në mëngjes. Nuk jam unë ai që shfaqet në video”, ka thënë greku para gjykatës.

Pavarësisht dëshmisë së tij, gjykata e la në burg së bashku me bashkëpunëtorin e tij 34-vjeçar.

Ky i fundit dëshmoi se 41-vjeçaren shqiptare shtatzënë e vrau partneri i saj, ndërsa vetë ai nuk ishte prezent në momentin e krimit, por në zhdukjen e trupit.

“Isha aty sepse më kërkoi të inskenonim një grabitje pa u lënduar 41-vjeçarja. Kur mori thikën në dorë, më kërkoi të largohesha. Dola dhe prita në makinë. Pastaj erdhi dhe më tha që e kishte vrarë. Unë pranova që të hiqnim trupin sepse kisha frikë mos pësoja dhe unë të njëjtën gjë”, ka thënë bashkëpunëtori.

Advertisements

Të dy janë filmuar duke transportuar me makinë trupin e shqiptares pasi e kishte vrarë me thikë partneri grek dhe e kishin groposur në një zonë të shkretë. Më pas ishin kthyer për të hequr nga banesa dyshekun me gjak, që e hodhën në një vend pranë lagjes ku banonin. Edhe kjo lëvizje e tyre është filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë.

41-vjeçarja shqiptare shtatzënë Gjeorgjia Murati u vra në Selanik natën e ndërrimit të viteve nga partneri i saj grek 39-vjeçar dhe trupi ju gropos. Kufoma ju gjet disa ditë më vonë pas krimit. Ajo ishte nënë e një vajze 13-vjeçare.

Advertisements

You may also like