Vritet përpara një lokali 42-vjeçari shqiptar, dyshohet se u godit me kaçavidë në fyt nga një bashkatdhetar! Viktima, baba i dy fëmijëve

by editor

Një shqiptar raportohet se është vrarë pasditen e djeshme, 24 nëntor, përpara një lokali në Bettola, një qytet i vogël në provincën e Piacenza.

Advertisements

Viktima dyshohet se është goditur 3 herë me kaçavidë në qafë dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, sipas Rai1.

Advertisements

Kur në vendngjarje shkoi ambulanca, shqiptari gjendej i shtrirë në trotuar në një pellg gjaku.

Mjekët tentuan t’i japin ndihmën e parë, por 42-vjeçari nuk arriti që të mbijetojë.

Advertisements

Brenda pak orësh karabinierët arrestuan një bashkatdhetar, si të dyshuar për vrasjen.

Ndërsa dyshohet se krimi ndodhi pas një debati mes autorit dhe viktimës.

Viktima është baba i dy fëmijëve dhe jetonte prej shumë kohësh në këtë qytet.

You may also like