Vritet shqiptari 42-vjeçar në Itali, e goditën 3 herë në qafë para një lokali

by editor

Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme përpara një lokali në Bettola të Italisë. Sipas medieve të huaja, shqiptari Nikolin Nika është goditur tre herë në qafë nga një ose më shumë autorë që u larguan nga vendngjarja.

Advertisements

42-vjeçarin e dërguan menjëherë në spital, por fatkeqësisht plagët që kishte marrë rezultuan fatale për shqiptarin. Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur se përse ndodhi ngjarja. Policia italiane po punon për kapjen e personit/ave përgjegjës.

Advertisements

You may also like