Prindërit e fëmijëve në shkollën “Fan Noli”, paralajmërojnë se do të protestojnë çdo të martë për sigurinë e fëmijëve të tyre.
Advertisements
Vrasja e 14-vjecarit Marintin Canit, duhet të zbardhet sa më parë apelojnë ata.
Advertisements
“Duke qenë se kanë kaluar 12 ditë nga ngjarja që na tronditi të gjithëve dhe ende nuk kemi një version përfundimtar të saj, por vetëm deklarata kontradiktore nga policia e shtetit, ku herë fajësohet media dhe herë protestuesit, ende pas 12 ditësh nuk kemi zbardhje të plotë të ngjarjes.
Ne kërkojmë një hetim të plotë për ngjarjen dhe vendosjen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë.
Vetëm duke vendosur drejtësi për Martinin do të mund të shpresojmë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, thanë ata përmes një deklarate për mediat.
“Situata me arsimin që nuk garanton as sigurinë fizike të fëmijëve duhet të na bëjë të marrim situatën në kontroll dhe t’u kërkojmë llogari institucioneve për fëmijët tanë”.
Grupimi hodhi poshtë tentativat për ta lidhur protestën me agjenda të ndryshme partiake. “Ato nuk na demotivojnë as nuk na shpërqendrojnë. Ne kemi dalë dhe do të dalim për drejtësi Martinin dhe siguri për fëmijët tanë! Për këtë dhe për të gjitha kërkesat që kemi shprehur më herët, ne do të jemi ditën e martë, në orën 18:00, para shkollës “Fan Noli”, ku do të marshojmë drejt Ministrisë së Arsimit.
“Prandaj, i bëjmë thirrje çdo prindi, çdo qytetari, gjithkujt që është i pasigurt në këtë shoqëri, të bashkohet me protestën e qytetarëve të shqetësuar për sigurinë në shkolla!
E kemi detyrë të dalim për Martinin, për fëmijët dhe për të ardhmen. Bashkohuni, ditën e martë, ora 18:00, te “Fan Noli”!”.