Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka mbajtur një fjalim të ashpër në foltoren e Kuvendit gjatë interpelancës me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Advertisements
Sipas Zhupës, Manastirliu nuk ka treguar ndonjëherë përkushtim ndaj problematikave të arsimit deri në momentin kur pozicioni i saj si ministre u vu në rrezik. “Ogerta Manastirliu shpëtoi që ishte ministre arsimi. Deri në ato momente nuk e kishte kuptuar akoma që ishte ministre, sepse nuk e kishim parë në asnjë shkollë, as të diskutonte ndonjë problematikë,” deklaroi Zhupa.
Advertisements
Deputetja demokrate akuzoi ministren për mungesë përgjegjësie dhe për përpjekje për të gjetur fajtorë të tjerë pas tragjedisë me vrasjen e nxënësit 14-vjeçar te shkolla Fan Noli.
“Fajin e ka opozita, TikTok-u, shoqëria, çdo njeri e ka fajin, përveç Ogerta Manastirliut,” shtoi ajo.
Zhupa gjithashtu vuri në dukje se në rast të ndonjë suksesi, Manastirliu do të ishte e para që do të pretendonte meritat, ndërsa për situatat tragjike në shoqëri nuk mban asnjë përgjegjësi. “Nëse njëri nga ata dy djemtë, njëri i plagosur dhe njëri që nuk jeton më, do të fitonin një medalje, e para që do merrte meritat do ishte Ogerta,” theksoi ajo.