Vr*sja e Martinit, përkthyesja përlotet në studio! Pushi: Kush më siguron mua që kjo që ndodhi s’i ndodh edhe fëmijëve tanë

by editor

Debat dhe protesta përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë pas vrasjes së Martin Canit, një 14 vjeçar i cili u sulmua me thikë nga një bashkëmoshatar.

Advertisements

Të dy ishin nxënës të shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Advertisements

Ngjarja tragjike e para disa ditëve tronditi opinionin publik dhe shtoi zërat për masa të reja dhe nisma ligjore për të ulur dhunën e të miturve në shkolla.

Sherri mes dy nxënësve mendohet se u nxit nga rrjetet sociale, vijon të trazojë edhe sot zemrat e prindërve, dhe një rast i tillë u shënua në studion e lajmeve në “Ora News”, ku e ftuar ishte përkthyesja Etleva Pushi, e cila në cilësinë e prindit komentoi mes lotësh se çfarë nuk funksionon sot në shkollat shqiptare.

“Nëse nuk do të kishte ndodhur ajo çfarë ndodhi më 18 nëntor unë nuk do të isha jo vetëm këtu, por as në protestat e prindërve. Dhe kjo sepse kush më siguron mua që kjo nuk i ndodh edhe fëmijëve tanë?!

Mua më ka vdekur mami kur unë isha 14 vjeçe. Dhe ne sot flasim vetëm për sigurinë e fëmijëve, por jo për sigurinë e prindërve sot.

Çfarë ndodh me ata fëmijë që nuk e kanë njërin prind, apo me prindër të papërgjegjshëm që nuk merren me fëmijët e tyre. Ndaj duhet të mendojmë ne edhe për këta fëmijë, ndaj është protesta e sotme dhe kjo nuk është vetëm një protestë e prindërve”, u shpreh ndër të tjera, përkthyesja Etleva Pushi.

You may also like