Aktorja Shannen Doherty, e njohur për rolet e saj në serialin jashtëzakonisht popullor “Beverly Hills, 90210” dhe “Charmed”, ka humbur jetë në moshën 53-vjeçare.
Advertisements
“Të hidhëruar konfirmoj ndarjen nga jeta të aktores Shannen Doherty. Të shtunën, më 13 korrik, ajo humbi betejën e saj me kancerin pas shumë vitesh duke luftuar”, tha publicistja e Doherty, Leslie Sloane në një deklaratë për People.
Advertisements
Ylli i Beverly Hills 90210, u diagnostikua për herë të parë me kan*er gjiri në vitin 2015. Në vitin 2017, Doherty zbuloi se kan*eri ishte rikthyer sërish.
Edhe pse aktorja tha se ishte e vetëdijshme për diagnozën e saj, ajo e mbajti të fshehtë nga kasti pas vdekjes së papritur të aktorit të saj Luke Perry, në mars 2019 në moshën 52-vjeçare.
Advertisements
Në nëntor 2023, Doherty zbuloi se kan*eri ishte në fazën 4 dhe ishte përhapur në kocka.
“Unë nuk dua të vdes”, tha ajo për People në atë kohë.
Një muaj më vonë, Doherty zbuloi se mësoi se ish-bashkëshorti i saj, Kurt Iswarienko, e kishte tradhtuar për dy vite, vetëm disa orë para se t’i nënshtrohej një operacioni për të hequr një tumor në tru, të cilin ajo e quajti Bob.