Vuçiç poston foto me Ramën: Më e lehtë me miqtë, Edi erdhi nga fundi

by editor

Samiti i Komunitetit Politik Evropian nisi këtë të enjte punimet në Britanisë së Madhe. Pjesëmarrës në samit, krahas liderve të BE-së janë dhe liderët e vendeve nga rajoni, mes tyre dhe kryeministri Rama. Përpara fillimeve të takimit Rama ka ndarë një bisedë me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentin bullgar Rumen Radev.

Advertisements

“Nuk do të ishim ne të tre nëse nuk do të shkelnim të paktën një rregull. Edhe pse nuk është ora 17:00, këtu jam në një pushim të shkurtër me Orban, Aliyev dhe Radev me kafe (dhe çaj për mua). Edi Rama na u bashkua nga fundi. Do të jetë një ditë e gjatë dhe e lodhshme, por është gjithmonë më e lehtë me miqtë, pavarësisht se ku takoheni”, tha Vuçiç.

Udhëheqësit do të diskutojnë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën si dhe sfidat e përbashkëta si energjia dhe lidhjen, sigurinë dhe demokracinë, dhe migrimin.

Advertisements

You may also like