“WhatsApp do sjellë një ndryshim të ri për të treguar se personi të cilit i dërguat një mesazh i ka bërë “screenshot” ekranit”.
Advertisements
Ky është lajmi që po përhapet në internet se ky do të jetë funksioni i ri që kompania “Meta” do të bëjë me përditësimin e ri të aplikacionit të mesazheve.
Advertisements
Lajmi është përhapur orët e fundit në rrjetet sociale dhe është konfirmuar edhe nga disa faqe të specializuara.
Megjithatë, realiteti është krejt ndryshe.
Ky është thjesht një mashtrim që qarkullon prej vitesh dhe që periodikisht bëhet sërish viral.
Hera e fundit që u diskutua në Twitter ishte në vitin 2021 kur u fol për shtimin e një shenje të tretë që do të bëhet blu kur fiksohet një pamje e ekranit. Kjo risi thuhej se do të bëhej për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve, por megjithatë do të kishte alarmuar ata që, për të ruajtur bisedat dhe përmbajtjet në galeri, janë mësuar të “fiksojnë ekranin” pa dijeninë e bashkëbiseduesit.
Megjithatë, nuk ka asgjë zyrtare. Edhe informacioni që flet për një test të mundshëm në një version beta, të lëshuar vetëm për disa përdorues për të verifikuar veçoritë e reja të aplikacionit, nuk është konfirmuar.
Aktualisht ka vetëm dy shenja kontrolli në WhatsApp. E para është gri dhe shfaqet kur dërgoni mesazhin. E dyta, kur marrësi sheh mesazhin të dyja vijat bëhen blu.