Xhaka vendos gishtin në plagë: Kurrë s’kisha parë Itali si kjo, i mundëm pa zbritur në fushë

by editor

Zvicra arriti të siguronte një vend në çerekfinale të Euro 2024 pasi mundi 2-0 Italinë në Berlin, në një ndeshje ku nuk pati shumë histori pasi kampionët në fuqi u dorëzuan pa luftuar.

Advertisements

Këtë ide kishte edhe Xhaka, i cili në një intervistë të fundit i rikthehet edhe njëherë ndeshjes në fjalë ndërsa thekson se ai kurrë nuk e kishte parë Italinë në një nivel kaq të dobët.

Advertisements

“Unë urrej të humbasë, edhe në stërvitje nuk e pranoj humbjen. Unë dhe Akanzhi zhvilluam një sezon të madh, ashtu si edhe tre lojtarët që vijnë nga Bolonja. Në përgjithësi të gjithë lojtarët kanë bërë mirë këtë sezon dhe ne jemi të “uritur” për më shumë. Italinë nuk e kisha parë kurrë në këtë gjendje, ishte shumë në vështirësi. Mendoj se ne e fituam ndeshjen ende pa zbritur në fushë, kështu bënë edhe ata me ne para tre vitesh.

Jam shumë krenar për atë që kemi treguar, jam krenar për çdo pjesëtar të skuadrës dhe stafit, sepse kjo që kemi arritur është shumë speciale. Jo vetëm për rezultatin, por edhe për performancën dhe lojën e shprehur. Kemi luajtur në nivel të shkëlqyeshëm dhe kemi qenë mentalisht shumë mirë, edhe pse përballë kishim një kundërshtar prestigjioz.

E kishim në mendje atë disfatë 3-0 ndaj Italisë para tre vitesh. Por, këtë herë treguam shumë shpirt skuadre dhe arritëm një objektiv që ishte mëse i merituar. Çdo fitore na shton më shumë besimin, ishim të disiplinuar taktikisht edhe me topin në zotërim, por edhe kur kundërshtari e kishte topin në kontroll”, u shpreh Xhaka.

You may also like