Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhu*nojnë zyrtarin e njësisë administrative, policia e referon ngjarjen në SPAK! Çfarë ndodhi pas takimit elektoral të PD-së në Bulqizë

Një incident ka ndodhur në Bulqizë pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike. Policia thotë se deputeti demokrat, Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë dhunuar një person, duke e goditur atë me grusht.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 13:00 në fshatin Ostren, në ambientet e jashtme të njësisë administrative.

Advertisements

Mësohet se personi i dhunuar është Kalosh Murra, zyrtar i njësisë administrative.

Policia ka referuar materialet ne SPAK për deputetin e PD, Xhelal Mziu dhe nipin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren”, thote policia.