Xhelozi në Lezhë/ 30-vjeçari i vë përgjues të fejuarës në banesë, Prokuroria e vendos nën hetim

Një 30-vjeçar nga Lezha është vënë nën hetim nga Prokuroria pasi dyshohet se ka vendosur pajisje përgjuese në banesën e së fejuarës së tij.

Advertisements

Sipas njoftimit të Policisë së Lezhës, ndaj shtetasit N.K., 30 vjeç, është nisur procedim penal për veprën “ndërhyrje të padrejta në jetën private”. Hetimet zbuluan se ai kishte vendosur përgjues në shtëpinë e të fejuarës për ta monitoruar në çdo hap, dyshohet për motive xhelozie.

Advertisements

Ngjarja u zbulua kur vajza konstatoi pajisjet dhe e denoncoi rastin në Komisariat. Hetimet mbi rastin vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ndërhyrjeje të paligjshme në jetën private.