Xheneta Fetahu, një prej banoreve më të diskutuara të Big Brother-it, ka folur për herë të parë për raportin e saj me Gjestin, një tjetër banor që tani është pjesë e Big Brother Vip Albania.
Advertisements
Xheneta tregon se fillimisht kishte qëllime të qarta për pjesëmarrjen e saj në Big Brother, por gjithçka ndryshoi kur ajo takoi Gjestin.
Advertisements
“Rrugëtimi jem në fillim u kanë i planifikum, i kam pasur qëllimin e mija të qarta. Tash unë kur e pashë tipin e Gjestit, mua më qetësojke, krejt stresin që e kisha ma shlirojke, me atë shpirtin e tij fëmijëror, por pastaj nisi me më bezdis për sjelljet se kur u dufke me fol seriozisht nuk folke”.
“Unë asnjëherë nuk e kam mendu pjesën që ai nuk ka me qenë në shtëpi se u bë shumë I fuqishëm brenda në lojë. E mendoj fillim kohën kur su doke fare si lojtar, doli i pa preferuar, kur I kam fol shumë me u aktivizu, jam përla qëllimisht se kam mendu që është i rrezikum”
Ish-banorja u pyet për pjesëmarrjen e Gjestit në Big Brother Albania 4, ajo u shpreh shumë e zhgënjyer dhe e lënduar për faktin se ndjenjat e tij ndaj saj nuk kanë qenë të sinqerta.
Xheneta u shpreh se një person që dashuron nuk mund të bëjë të njëjtat gjëra me një person pas vetëm 10 ditësh.
“Jam e shokume edhe zhgënjyme e lënduar veç për faktin se kom pas dyshime në raport me te.
Ndjenjat e tij ndaj meje nuk kanë qenë të sinqerta nëse një person dashuron nuk munet mas 10 dite me shku mi ba të njëjtat gjëra si me mu.
“Loja është e përsëritur më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë sikur unë. Qekjo më bën të lendume, edhe kur vendosa mos mi dhanë shanse nuk ka pas asnjëherë qëllimin me më dhanë siguri brenda meje”, tha ajo.
“I kam parë të gjithë lajmet. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se unë i shfrytëzoj për famë. Në asnjë story nuk ka mu përmend emri i tij. Ishalla e shoh sa më lart.
Kur ai e ka mbyll lidhjen me mu edhe e ka përmend “u kry çdo sen” nuk ka pas nevojë më përmend në një format tjetër. Nuk i besoj aspak dhe është personi i fundit që mundet me pas kontakt me mu”
Ajo thotë se i ka ndjekur të gjitha lajmet për këtë histori dhe se ndjehet keq për ata që mendojnë se ajo ka shfrytëzuar marrëdhënien për famë.
“Nuk kam qejf asnjë femër të lëndohet sepse kur një djalë viktimizohet për ndjenjat e tij, s’mundet ai djalë me shku me u sill njësoj me dikë tjetër”, tha Xheneta duke iu referuar lojës së Gjestit me Eglin në BBVAL