Pas ngjarjes së paprecedentë në Big Brother VIP, ku Jozi ushtroi dhunë ndaj Gjestit, ka reaguar edhe Xheneta Fetahu – ish-banore dhe ish-partnere e Gjestit përmes një postimi në rrjetin social X. Ajo shprehu mbështetjen e saj për Gjestin, pavarësisht se lidhja e tyre ka përfunduar.
Advertisements
“Kushdo me pas qenë në vendin e Gjestit kisha reagu njësoj, sepse është sjellje që nuk m’doket normale e aq ma pak me pre ndokënd,” – ka shkruar ajo, duke theksuar ndjeshmërinë që ndjen kur përmendet familja. Xheneta vuri në dukje se është një person mirënjohës dhe nuk harron mbështetjen që ka marrë në momentet e vështira, duke aluduar për mbështetjen që Gjest ka treguar ndaj saj më parë. Megjithatë, jo të gjithë e mirëpritën reagimin e saj.
Advertisements
Një ndjekës e akuzoi për hipokrizi, duke ia kujtuar një moment tjetër dhune në ekran ndaj një vajze. Xheneta nuk nguroi të përgjigjej:
“E kam thënë e po e them prapë, nuk është zgjidhje e duhur, por në momentin që preket familja jem nuk durohem dhe normalisht që reagoj. Shkurt shqip, për familjen tem jom në gjendje jetën me dhon. “Unë jom e lindur me qenë mirënjohëse dhe nuk harroj që kur është përmend familja, jem ka qenë afër meje.”
Reagimi i saj ka ngjallur komente të shumta në rrjete sociale, duke ndarë ndjekësit mes atyre që e justifikojnë dhe të tjerëve që kërkojnë më shumë përgjegjësi publike