Xheneta Fetahu vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në rrjet, veçanërisht për shkak të marrëdhënies së saj me Gjestin.
Advertisements
Edhe pse lidhja e tyre nuk është konfirmuar asnjëherë zyrtarisht, dyshimet dhe aludimet kanë qenë të shumta, ndërsa fansat janë gjithmonë të vëmendshëm ndaj çdo detaji që mund të zbulojë më shumë rreth kësaj historie.
Advertisements
Së fundmi, Xheneta ka tërhequr vëmendjen me një postim mjaft domethënës në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto të saj të shoqëruar me fjalët:
“Prezenca ime është alarm, jo thjesht prani.”
Ky koment ka ngritur menjëherë dyshime nëse bëhet fjalë për një thumb të drejtpërdrejtë ndaj Gjestit dhe Eglit, duke qenë se prej kohësh është përfolur për një afrim mes tyre. Megjithatë, së fundmi, marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit duket se ka marrë fund, dhe kjo është vënë re veçanërisht gjatë ditëlindjes së Gjestit, ku Egli mungoi tërësisht, duke ngritur dyshimet për një ndarje të mundshme.
Postimi i Xhenetës vjen pikërisht në këtë periudhë, çka ka bërë që ndjekësit të spekulojnë se ajo po i dërgon një mesazh të koduar ish-partnerit dhe vajzës me të cilën ai u përfol.
Ende mbetet për t’u parë nëse ky ishte një koment i rastësishëm apo një thumb i mirëkalkuluar, por një gjë është e sigurt – Xheneta di si të mbajë vëmendjen mbi vete.