Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku drejt ndarjes? Veprimet e fundit që shtojnë dyshimet (Foto)

by editor

Një nga çiftet më të komentuar të estradës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, janë sërish në qendër të vëmendjes. Një veprim i fundit i dyshes ka bërë që shumë nga fansat dhe ndjekësit e tyre të ngrenë dyshimet për një krisje të marrëdhënies së tyre, deri në ndarje.

Advertisements

Dy artistët nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram. Dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.

Pak kohë më parë çifti u bënë prindër për herë të dytë, pas Ajkës, me një djalë, të cilin e quajtën Amen. Kjo nuk është hera e parë që flitet për një ndarje të çiftit, por duket më serioze se herët e tjera, ndërsa asnjë nga të dy nuk kanë dhënë ende një deklaratë.

Advertisements

Advertisements

You may also like