“Kam parë nënën teksa th*rrej/ Xhensila tregon “sekretin” e errët të divorcit të prindërve: Babi nuk pranoi divorcin. Mami u plagos me 7 thika, humbi një dorë…
Advertisements
Ka qenë shumë më traumatike. Është një periudhë e rëndë e jetës sime. E di pse e dua shumë mamin dhe e vlerësoj, por në të njëjtën kohë dhe e gjykoj që nuk pati mundësinë që ti jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë.
Advertisements
Im atë nuk e pranoi divorcin nga ime më dhe nëse njerëzit mund të hulumtojnë mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika e humbi njërën nga duart dhe e gjitha kjo ka qenë një veoprim që është bërë në sytë e mi.
Unë kam parë nënën time teksa therrej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam ruajtur shumë këtë sekret. Nuk e di pse e thashë sepse nuk dua të lëndoj babain se jam e sigurt që ai është penduar për atë veprim që po bënte. Ishte nën efektin e alkoolit.
Nëna ime e ka falur. Ai është babai im dhe këtë gjë se ndryshon asgjë në botë”, u shpreh Xhensila.