Xhevdet Plaku arratiset nga burgu në Itali, u zhduk pasi doli për të hedhur mbeturinat! Kush është “kapo” i drogës me 25 identitete

Xhevdet Plaku, i njohur si kapo i drogës me 25 identitete është arratisur nga burgu në Itali. 44-vjeçari u zhduk pasi doli nga burgu Barcaglione në Ankona për të hedhur mbeturinat.

Advertisements

Ngjarja raportohet se ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, ndërsa shqiptari ishte i ndaluar prej një viti e gjysmë dhe vuante dënimin për trafik droge.

Advertisements

Ai kishte për detyrë të pastronte kazermat e agjentëve dhe zyrat e menaxhimit dhe, duke përfituar nga regjimi i paraburgimit të nenit 21, gëzonte lirinë e lëvizjes jashtë burgut pa shoqërim, deri mëngjesin e së enjtes (23 Janar) kur rreth orës 08:00 doli për të hedhur mbeturinat dhe nuk u kthye më.

Kur u krye kontrolli tre orë më vonë, Xhevdet Plaku nuk iu përgjigj thirrjes dhe nisën kërkimet për kapjen e tij.

Shqiptari dyshohet se është kreu i një bande shqiptarësh që trafikonin kokainë drejt Holandës dhe Belgjikës.

Në Borghetto Santo Spirito (Savona), në qershor 2000, ai vrau një bashkatdhetar, duke e qëlluar dy herë në fytyrë, por u lirua në vitin 2014 dhe u zhduk dhe më pas u rishfaq në Holandë, nga ku u ekstradua në Itali.

Ai është në kërkim edhe në Shqipëri, ku u dënua me 22 vjet burg për vrasjen e një shqiptari tjetër në Durrës në qershor 2003.