Nga Eraldo Harlicaj
Advertisements
Xhisiela Maloku ishte e para që i doli kundër fisit Rraja, duke akuzuar ish të dashurin për dhunë në vitin 2018. Çuditërisht, vetëm pas pak ditësh, vajza aso kohe 25-vjeçare hoqi denoncimin. Nuk ishte as e para dhe as i fundit rast që vuante nga sindroma e Stokholmit.
Në fakt, Xhisiela, nuk kishte asnjë mundësi tjetër. Oficeri i Policisë, Emiljano Nuho, që guxoi t’i dilte në krah u kërcënua me jetë dhe u detyrua të largohej jashtë vendit duke kërkuar azil.
Advertisements
Sot, pesë vite më vonë, CV-ja e fisit Rraja është pasuruar, me rekorde kriminale dhe me pushtet ekonomik.
Në parlament, nuk diskutohet mandati. Bizneset janë zgjeruar dhe komisariati i Fushë-Krujës duket si nje biznes në kontrollin e plotë të tyre.
Advertisements
Rasti i fundit i rrahjes kafshërore të dy banorëve tregon dhe njëherë se lokomotiva e krimit e ka lënë shumë pas vagonin e drejtësisë në shtetin tonë të kapur nga “të fortët”.
Policia ka dështuar krejtësisht, qoftë me deklaratën e paskrupullt pas ngjarjes, qoftë me vonesën e qëllimshme drejt vendngjarjes, qoftë me dekonspirimin e denoncimit të Bilbil dhe Jashar Majës.
Drejtori i Policisë së Shtetit, dje, jo sot, duhet të kishte shkrirë krejtësisht kupolën drejtuese të komisariatit të Fushë-Krujës. Ende asnjë reagim…