“Xibraka”/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës

by editor

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me dosjen “Xibraka”.

Advertisements

Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi i kërkon Edi Ramës që mos fshihet pas letrave të vëllait më të vogël, duke iu referuar kërkesës së Olsi Ramës në SPAk për këtë çështje.

Bardhi i kërkon Ramës që të lërë mënjanë propagandën qeveritare por të japë “llogari” për vëllain, i cili sipas tij, lëvizte me makinën e karstelit të drogës.

Advertisements

Reagimi i Gazment Bardhit:

“Vëllai i madh i Olsit, Edi Rama, është i lumtur për rihapjen e dosjes “Xibraka”, po aq sa ishte Erion Veliaj kur doli pas 8 orëve nga SPAK! Përpjekja e tij e dëshpëruar për të diskretituar SPAK, duke e urdhëruar nga TV se çfarë duhet të bëjë dhe sesi duhet ta trajtojë këtë çështje, është tregues i formimit të tij prej analfabeti ligjor që mendon se institucionet e drejtësisë janë zyra propagande qeveritare.

Në mëngjes vëllai i vogël ripërsërit të njëjtën kërkesë në SPAK që është rrëzuar më parë, me shpresën se do i jap oksigjen për gënjeshtrën ditore të darkës vëllait të madh, që i ikën të vërtetës prej më shumë se 2 muaj. Boll u fshehe pas letrave pa vlerë të vëllait më të vogël! Na trego çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës me targa AA 653 DM. Sado të përdridhesh nuk e fsheh dot të vërtetën dhe as makinën e kartelit të drogës me targë AA 653 DM, e përdorur nga Olsi Rama!”, shkruan Bardhi.

You may also like