Xum Allushi shpërthen ndaj Eglit: Dole jashtë dhe pe degradimin që i kishe bërë vetes, hyre për të larë…

Egli Tako dhe Gjesti patën në spektaklin e së martës një ballafaqim me njëri-tjetrin.

Advertisements

Ata kanë sqaruar situatat e tyre, raportin dhe për gjithë ato që kanë ndodhur më përpara. Gjesti theksoi se ia ka bërë të qartë që nuk ka ndjenja për të, e se nuk i ka premtuar ndonjëherë më shumë. Derisa po fliste për marrëdhënien e tyre, banorja në një moment përfshiu ish-konkurrentin Xum Allushin, i cili shprehu një pëlqim për të.

Advertisements

Xumi më pas reagoi në rrjete sociale me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory.

Ai shfaqet i ashpër me Eglin duke i thënë se hyri brenda për të rregulluar imazhin, pasi pa situatat nga jashtë.

“Tjetri ta ka thonë në sy 1000 herë nuk kam ndjenja’ etj, etj. Ta ka prerë 1001 herë!

Meqë the që s’mban përgjegjësi që ma preve mua, kështu që bohu reale, kokërr manjake, se s’e arrite dot me ba lojën dhe s’të funksionoi! Dole jashtë, pe çfarë llojë degradimi i kishe bërë vetes dhe hyre prapë për të larë reçelin me kamomil”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Nuk të jepja më pikë rëndësie as s’të përmendja emrin po meqë më përmende emrin tim. Tung dhe ruaj ndjekësit se po shkon gropë”.