‘Mora Fjalë’ kënga e kompozuar nga Naim Gjoshi dhe kënduar nga Shkurte Fejza, kohët e fundit është kthyer në një ‘himn’ tashmë gjatë ndeshjeve të kombëtares. Tifozët në stadium e kanë bërë traditë këndimin e vargjeve të këngës kushtuar heroit të UÇK-së Adem Jasharit. Por Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka rezerva në lidhje me këndimin e kësaj këngë në stadiume, pasi sipas tij nuk ka qenë futbollist dhe nuk ka lidhje me futbollin.
Advertisements
“Mund të më shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit te Kombëtarja e Futbollit?
Advertisements
Pa lidhje. Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Adem Jashari nuk ka qenë futbollist. Po të kishte qenë Panajot Pano. Dakord. Hajde, do e pranonim. Po ajo është një këngë e tmerrshme, çohu Adem. Pa lidhje. S’ka lidhje. Zero. Por ama po ta thuash këtë publikisht, do thotë që ti ke përdhosur [simbolet, të shkuarën, historinë]”, u shpreh Manjani në një intervistë me GogoCast.
Disa prej komentuesve në rrjetet sociale bien dakord me qëndrimin e Manjanit, ndërsa të tjerë e kundërshtojnë. “Më në fund e tha dikush,” shkruan një person. “Shumë mirë e ke. Futbolli s’ka lidhje me luftën,” komenton një tjetër. “Të drejtë ke; është bërë himn futbolli dhe nuk e kuptoj arsyen,” shkruan një i radhës.
Nga ana tjetër, ka edhe shumë të tjerë që kritikojnë deklaratën e tij. “Është një këngë patriotike që motivon çdo shqiptar,” thekson dikush. “Ne, si popull, e ndiejmë në gen ndarjen, shtypjen, pushtimin shumëshekullor dhe jemi në kërkim të bashkimit, me të gjitha mënyrat, figurat e heronjtë,” shton një tjetër person.“Është thjesht një këngë që nxit dashurinë për kombin dhe na mbledh të gjithë bashkë,” lexohet në një tjetër koment.