TikToku është një ndër rrjetet sociale më popullore në Shqipëri, por edhe një prej ambienteve digjitale më problematikë.
Advertisements
Për të diskutuar mbi ndikimin e rrjeteve sociale, veçanërisht TikTokut, gazetari Ylli Rakipi ftoi në emisionin e tij Kozak Baçin, personazh i njohur i Tik Tok.
Advertisements
Kozaku ka thënë se ata të cilët ofendojnë, apo e përdorin TikTokun për veprime të paligjshme, janë një numër i vogël, ndërsa vetë ai tha se është personazh i cili “nuk njihet për sharje”.
Gazetari Rakipi u habit kur Kozaku i zbuloi se përmes TikTokut ka fituar deri në 60 mijë dollarë në muaj.
Pjesë nga diskutimi:
Kozaku: Ka pasur muaj që kam fituar edhe nja 50-60 mijë dollarë. Në muaj flasim.
Rakipi: Pashë video të tuat, nuk është se ti shan shumë, ka nga ata që shajnë shumë.
Kozaku: Unë jam në një emision serioz, por ngaqë jam shumë i famshëm ka shumë njerëz që më sulmojnë. Dhe duhet me iu përgjigj.
Rakipi: Duhet t’i përgjigjesh se siç thonë, dy duar për një kokë.
Kozaku: Jo unë nuk i kërcënoj me familje. Unë njihem si Kozaku i intervistave, jo për sharje. Ka njerëz që më shajnë me nënë, me motër.
Rakipi: Mos vallë ndodh kjo se u bien shikimet?
Kozaku: Jo, kjo ndodh se në Shqipëri duhet të ketë një polici që të merret me Tik-Tokun, që kush shan, kush bën gjëra të tjera të arrestohet menjëherë. Se 6 veta janë që bëjnë këto.
Rakipi: Sa orë merresh me TikTok
Kozaku: Disa orë, pjesën tjetër e kaloj me familjen, me djalin, me nusen.