Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes, Piro Vengu se është sjellë në atë post nga bandat e Durrësit, për shërbimit që siç tha Bardhi ka bërë për Portin e Durrësit.
Advertisements
Nga foltorja e Kuvendit, Gazment Bardhi e quajti Vengun si një zar, ndërsa i tha atij se është i pavotuar, por i emëruar nga bandat.
Advertisements
“Nuk bëjmë pushim që zotërisë ti dalë gjumi dhe të vijë në sallë. Ministri e ka për detyrë të jetë në seancë. Nuk presin deputetet që ti dalë gjumi Piros, por Piro rri këtu pinc për t’iu përgjigjur deputetëve”, tha Bardhi.
Gazment Bardhi: Ty nuk të njoh fare, ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit, kaq të njoh unë ty. Ti je një ushtar i bandave zotëri që je ulur aty, je i pa votuar. Je një njeri që të kanë çuar bandat si ministër i Mbrojtjes për shkak të shërbimeve që i ke bërë në Portin e Durrësit. Ti e di shumë mirë, ti nuk je as më shumë dhe as më pak, një zar. Një zar si drejtor i portit të Durrësit i ke shërbyer bandave për të hapur dyert e portit të Durrësi dhe ke guximin vjen këtu dhe më thua mua të të them je apo nuk je në gjumë. Ti je në gjumë. Ty të kanë sjellë bandat, aferat korruptova. Je një zëdhënës i tyre ne këtë sallë.