Zbardhen detaje nga atentati ndaj djemve të pronarit të “Pelikani Security”! Autorët kishin lëvizur disa ditë me motor në zonë duke studiuar terrenin, ja çfarë u gjet në vendin ku ishin fshehur

Zbardhen detaje të reja nga hetime lidhur me atentatin e 17 prillit ne Lunder, ku u qëllua me brershëri plumbash ndaj mjetit me të cilin udhëtonin dy djemtë e pronarit të Pelikani Security.

Advertisements

Grupi hetimor ka përftuar ADN mikse pas analizave laboratorike dhe po bëhen krahasimet. Por nga u përfituan këto ADN? Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes ku ishin fshehur autorët janë gjetur disa sende si: çanta, doreza dhe pinca. Dyshohet se janë përdorur për të prerë telin e rrethimit ku ishin fshehur me motor.

Advertisements

Po ashtu hetuesit janë fokusuar te këqyrja e kamerave të sigurisë jo vetëm ditë e ngjarjes, por shumë ditë para ngjarjes pasi kanë dyshime dhe informacione se autorët kanë lëvizur me motor për disa ditë rreth vendit të ngjarjes por edhe në zonën e Lundrës, ku kanë studiuar terrenin. Janë përftuar të dhëna të rëndësishme për grupin hetimor. Po bëhet analizimi i provave të mbledhura deri më tani.