Zbardhen detaje nga ekzekutimi në Kurbin, ja kush është viktima e radhës e konflikteve për tokën (Foto)

Personi në foto është 67-vjeçari Dod Mamli, i cili u ekzekutua një ditë më parë për çështje pronësie në fshatin Vilëz të Kurbinit. P

Advertisements

as ekspertizës mjeko-ligjore, trupi është tërhequr nga familjarët dhe ceremonia e varrimit do të bëhet të mërkurën e 26 shkurtit.

Advertisements

Ditën e sotme Policia ka vënë në pranga Dashnor Totën i cili dyshohet se vrau me armë zjarri 67-vjeçarin. Gjithashtu policia bën të ditur se në momentit e arrestimit 53-vjeçarit i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin.

Po ashtu vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie, pasi mes tyre ka pasur konflikt për një pronë që 67-vjeçari po ndërtonte.

Viktima u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë nga mali dhe menjëherë njoftuan policinë. Familjarët kanë dëshmuar e viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë. Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës si dhe po bën këqyrjen e mjetit te 67-vjeçarit.