Zbardhen DETAJET/ Erion Veliaj izolohet pa shok dhome në qeli, i lejohet të takojë vetëm …

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta lënë në burg, u transferua në paraburgimin e Durrësit.

Advertisements

Aktualisht, ai ndodhet në fazën e observimit, një procedurë standarde për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore dhe rrezikun që mund të përbëjë apo të hasë mes të burgosurve të tjerë.

Advertisements

Burime për mediat bëjnë me dije se Veliaj është vendosur i vetëm në një qeli, pa kontakte me të arrestuarit e tjerë. Për momentin nuk i është lejuar asnjë vizitë, përveç takimit me avokatin, i cili kërkon miratim të posaçëm nga prokuroria.

Gjatë 48 orëve të para në paraburgim, Veliaj do të nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe do të plotësohet kartela e tij si i paraburgosur.

Pas përfundimit të kësaj periudhe, do të vendoset se në çfarë regjimi do të qëndrojë më tej, nëse do të vazhdojë të jetë i izoluar apo do të transferohet në një qeli të përbashkët.

Kujtojmë se GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash. Gjatë seancës, avokatët e Veliajt kërkuan liri me kusht, në këmbim, të një garancie pasurore, por u refuzua. Ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, u zbut masa në “detyrim paraqitje”.

Në seancë, Veliaj ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat, duke pretenduar se vetëm ka bërë detyrën. Po ashtu ai deklaroi se nuk i është shpjeguar se pse u arrestua, madje sipas tij “i ka hyrë në hak familjes që ka punuar edhe në fundjavë.”

Gjyqtari Bani mori këtë vendim pasi dëgjoi për më shumë se 6 orë personat e akuzuar, avokatët e tyre si dhe dy prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani. Gjyqtari qëndroi rreth dy orë në dhomën e këshillimit pasi dëgjoi të gjitha palët.