Mesazhe zanore me zë gruaje nga një profil i rreme në TIK TOK, çuan 33-vjeçarin Ramazan Mataj, drejt pritës ku u vra më 5 Janar në Shkodër.
Advertisements
Policia ka arritur të dokumentojë se pas skemës qëndron autori i dyshuar i krimit, tashmë i arrestuar
Advertisements
Dy mesazhe zanore dërguar nga një profil i rremë në “TikTok” me emrin “Majli 544”, çuan Ramazan Matajn drejt pritës ku u vra, tregojnë hetimet e policisë krimin e ndodhur më 5 janar në fshatin Dragoç, Shkodër.
Sipas dosjes hetimore, pas këtij profili fshihej autori i krimit, Arjon Hasaj, tashmë i arrestuar i cili u identifikua përmes numrit të telefonit me të cilin kishte regjistruar adresën e rreme.
Hasaj, duke u prezantuar si vajzë, e ftoi Matajn për takim në dalje të fshatit, ku më pas e qëlloi me pushkë automatike, duke e lënë të vdekur.
Nga këqyrja e telefonit të viktimës, policia gjeti bisedat me “Majli 544”.
Mataj rezulton se kishte kërkuar prova që profili ishte vërtete një vajzë, ndërsa kishte marrë dy mesazhe zanore me zë gruaje, ku shprehej:
“…Në mos besosh, lëre, mos shkruj më pra… unë femër jam…” dhe “…Sonte ke rastin, shi asht tu ra… bukur do ishte…”.
Mataj mori makinën për të takuar “vajzën”, por në të vërtetë rezultoi se ishte kurth vdekjeprurës!
Pas krimit, Arjon Hasaj u fiksua edhe nga një kamera sigurie, ndërsa mbi bazë të provave policia arriti ta identifikojë e vërë në pranga bashkë me të vëllanë.
Në dëshmitë pas arrestimit autori i dyshuar i krimit, tha se Ramazan Mataj, u kishte ngacmuar motrën e tij dhe kishte ndikuar për t`i shkatërruar martesat.
Mbi bazë të provave, Arjon Hasaj është akzuzuar për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”, ndërsa vëllai Klisman Hasaj, për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”.
Gjykata e Shkodrës i ka lënë në burg.