Zbardhet debati pa media në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit, Berisha paralajmëron dhe …

by editor

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, pa praninë e mediave, është diskutuar për aksionin opozitar që u nis në Kuvend dhe mënyrën sesi do të vijojë.

Diskutimet e mbledhjes pa media janë zbardhur nga gazetari Osman Stafa, ku mësohet se Berisha është shprehur se protesta e deputetëve mund të shkonte deri në grevë urie.

Advertisements

Berisha ka thënë se me kryeministrin Edi Rama nuk ka zgjedhje, duke thënë se ka krijuar mekanizma për manipulimin e votave dhe se në Kuvend kanë mbetur pa asnjë rol për shkak të tij.

Ramës, është shprehur ish-kryeministri, “do t’i bëjmë betejë në çdo skaj të vendit”.

Advertisements

“Protesta e deputetëve mund të shkonte deri në grevë urie. Me Ramën zgjedhje nuk ka. Ai ka krijuar mekanizmat për manipulimin e votave. Në parlament na shndërroi si njerëzit pa asnjë rol. Nuk na lejonte asnjë lloj aktiviteti. Komisionet hetimore s’na i lejonte.

Përveç mandateve qe vjedh dhe nuk lejon rrotacion, ai do te zhvlerësojë deputetët. Ne do e vazhdojmë betejën ne kuvend.

Advertisements

Ramës do ti bëjmë betejë në çdo skaj te vendit. Do kemi burgosje; sakrifica por s’kemi rruge tjeter veç betejës. Nuk bëhemi shume pa nisur beteja. Kemi ndenjur 2 muaj 500 vetë dikur në Bulevard. Merita juaj është te mendoje për reagim ndaj regjimit. Akuzat ndaj meje janë bërë pasi reaguam në Kuvend. Ta kemi të qartë, nuk ka kthim pas deri në realizimin e qëllimit”, ka thënë Berisha.

You may also like