Zbardhet dinamika e aksidentin të trefishtë në aksin Lezhë -Laç: Një nga mjetet mori para dy të tjerat dhe…

by editor

Është zbardhur dinamika e aksidentin të rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Treshit, ku mbeti viktimë një person, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Advertisements

Sipas të dhënave të para, mjeti tip “Opel” ku udhëtonte viktima, ende i paidentifikuar i moshës rreth 30 vjeç, ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip “Ford” dhe pas saj ka goditur një tjetër makinë tip fuoristradë, që vinte përballë saj.

Advertisements

Si pasojë e humbjes se kontrollit, autovetura është përmbysur në rrugë e si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i saj ka humbur jetën në vendngjarje.

Siç shihet edhe nga pamjet, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës, tjetri ndodhet në mes të rrugës, ndërsa dhe një tjetër përmbys.

Advertisements

You may also like