Policia ka zbardhur vrasjen e 75-vjeçares me iniciale I. S. e cila u gjet e pajetë në banesën e saj në Kavajë.
Advertisements
Ndonëse fillimisht u raportua si vdekje natyrale, hetimet e thelluara kanë zbuluar se shkaku i humbjes së jetës së të moshuarës është dhuna nga djali i saj.
Advertisements
35-vjeçari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda që u pasuan me humbje jete.Djali është vënë në pranga, ndërsa policia deklaron se ai vuan nga sëmundje mendore.
“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se:
Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale.