Zbardhet sherri mes 4 të ‘fortëve’ në Tiranë, futbollisti i Laçit në kërkim! E motra e tij përplasi makinën luksoze të Fatjon Dautit, thërret në ndihmë vëllanë e burrin

by editor

E motra e futbollistit të Laçit, Mario Bajramaj, u përfshi dje në një aksident në rrethrrotullimin e TEG në Tiranë, përplasje e cila më pas solli një përplasje të dhunshme mes 4 të rinjve.

Futbollisti Barjamaj 25 vjeç, është shpallur në kërkim, Fatjon Dauti 29 vjeç u arrestua në spital, ndërsa në kërkim është edhe kunati i futbollistit, Isuf Lika 24 vjeç, si edhe miku i Dautit, Adem Noreci, 29 vjeç.

Advertisements

‘Molla’ e sherrit pasditen e djeshme mes 4 të fortëve është bërë ky aksident i shkaktuar nga motra e Barjamajt. Ajo ka qenë duke lëvizur me makinë kur është përplasur me dy mjete të tjera, njëri po drejtohej nga një vajzë dhe mjeti tjetër që u përplas ishte një Audi A8 luksoz, me targa angleze, në pronësi të Fatjon Dauti.

Dinamika e ngjarjes merr tjetër rrjedhë, pasi fillimisht u raportua për një aksident mes dy vajzave, por burime sqarojnë për Shqiptarja.com që e motra e futbollistit ka përplasur edhe mjetin e Dautit.

Advertisements

Ky i fundit pas aksidentit ka debatuar me vajzën, edhe pse në fakt ishte një përplasje e lehtë dhe me dëme shumë të vogla materiale.

Pas debateve me Dautin, vajza ka thirrur në ndihmë vëllanë futbollist dhe bashkëshortin e saj Isuf Lika. Dauti ishte i shoqëruar nga një mik i tij, 29-vjeçari Adem Noreci dhe janë përplasur dhunshëm me futbollistin dhe kunatin e tij.

Advertisements

Sherri ka degraduar në dhunë fizike, ku djemtë kanë përdorur sende të forta. Me një shkop bejsbolli që kishin me vete, kanë qëlluar në xhamin e pasmë të audit luksoz të Dautit duke i shkaktuar dëme.

Nga përplasja, mbeti i plagosur mbeti Fatjon Dauti, i cili u arrestua në spital mbrëmjen e 22 gushtit, ditën kur ndodhi edhe sherri. Në vendngjarje është gjetur një armë, që sipas policisë i përkiste Dautit dhe mikut të tij.

Gjatë kontrollit fizik, Dautit i është gjetur edhe një sasi kanabisi dhe ndaj tij janë ngritur akuzat “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë, sulmuesi i Laçit, kunati i tij dhe miku i Dautit, pas sherrit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe tashmë janë në kërkim nga policia.

Barjamaj luajti të hënën në fushë në përballjen Laçi-Tirana në javën e parë të Superligës. 26-vjeçari i rritur në akademinë e Partizanit, e ka nisur karrierën në futboll te ekipi i Bylis, pas 2 vitesh te Apolonia ndërsa këtë sezon i është bashkuar Laçit në Superligë ku luan rregullisht si titullar.(Shqiptarja.com)

You may also like