Një incident është regjistruar në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një konflikt mes të rinjve ka degjeneruar në përplasje të armatosur dhe ndërhyrje të dhunshme në ambientet e një force politike.
Advertisements
Sipas burimeve nga policia, një i ri është përfshirë fillimisht në një sherr me një tjetër të ri në këtë zonë. Pas konfliktit, i riu është larguar dhe ka njoftuar të atin, Arjan Telhallari. Të dy janë kthyer më pas në vendin e ngjarjes për të kërkuar djalin tjetër, por nuk e kanë gjetur në lokal.
Advertisements
Gjatë kërkimeve, ata kanë mësuar se i riu ndodhej në zyrat e Partisë Socialdemokrate (PSD), dhe më pas janë futur brenda duke shkaktuar përplasje fizike. Sipas policisë, Arjan Telhallari ka qenë i armatosur dhe gjatë përplasjes i kanë rënë në tokë disa fishekë të paplasur. Fatmirësisht, arma nuk rezulton të jetë përdorur.
Policia ka nisur menjëherë kërkimet për kapjen e Telhallarit, ndërsa po punohet për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe rolin e çdo personi të përfshirë.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë dhe pritet reagim edhe nga përfaqësues të PSD-së për incidentin e ndodhur brenda ambienteve të tyre./vizionplus.tv