Zbardhet të tjera detaje nga mas*akra në Shkodër, personi i tretë dyshohet Ibrahim Lici, mund të jetë qëlluar me…

by editor

Ibrahim Lici, mund të jetë qëlluar me…
I dyshuar se është Ibrahim Lici, personi ende enigmatik që mbeti i plagosur në masakrën e Dobraçit e që mendohet të ishte shënjestra kryesore e atentatorëve, mund të ketë lëvizur nga Shkodra drejt jugut të vendit, për të marrë mjekim. Mbi këto dyshime policia ka ushtruar kontrolle në klinika private dhe jo vetëm, në qarqet Vlorë dhe Fier, por deri më tani nuk kanë rezultuar të suksesshme për të gjetur të tretin që ndodhej në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të vrarë në atentat në lagjen e Bajrave, grupit rival të Licajve. Prej tij policia ka në dorë vetëm disa imazhe nga kamera amatore menjëherë pasi autorët ende të paidentifikuar lëshuan breshëri plumbash ndaj makinës “S Class”, ku në timon ishte vëllai i Ibrahimit, Hamza Lici, e pasagjer djali i ish-kandidatit për kryetar bashkie, Xhemal Bushatit.

Advertisements

I dyshuari si Ibrahim Lici shfaqet në gjendje shoku me gjurmë gjaku pranë trupit të vëllait të pajetë. Hetuesit dyshojnë se personi që mendohet të jetë i kërkuari i drejtësisë për vrasje, Ibrahim Lici, të ketë marrë 2 plumba e të jetë mjekuar fillimisht në shtëpi, por më tej nevoja për specialist, mund ta ketë detyruar të marrë rrugën për në jug të vendit, duke qenë se në zonat pranë Shkodrës mund të identifikohej lehtë. Kontrollet në klinikat private në Shkodër nuk zbuluan asgjë, çfarë çoi grupin hetimor në zgjerim të rrezes deri në qarqet Vlorë dhe Fier. Përgjigjet e provave biologjike në vendin e ngjarjes do të saktësojnë dilemën e madhe, nëse në makinën e atentatit ishte apo jo Ibrahim Lici, në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, në maj 2022.

Advertisements

Prej ditësh grupi hetimor është i rezervuar në dhënien e detajeve të hetimit, çka nënkupton shpresën për sigurimin e provave për të ngritur akuzë për ekzekutorë dhe porositës të mundshëm. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës ndërkohë po vijojnë hetimet në mënyrë intensive për zbardhjen e ngjarjes, me pistë kryesore atë të hakmarrjes. Makina “Range Rover Sport” e vjedhur në Durrës dhe e përdorur në atentat është një pikë ku hetuesit janë përqendruar për gjurmimin e hajdutëve, të cilët mund të kenë lidhje direkt me atentatin.

Si ndodhi atentati në Shkodër?

Advertisements

Masakra me 4 të vrarë dyshohet se u krye nga dy qitës, një i tretë në rolin e shoferit dhe i katërti që i largoi nga vendi ku makina luksoze u shkrumbua. Atentatorët i dolën paralel makinës “S Class”, duke hapur zjarr për dhjetëra metra, duke lënë të vdekur Licin dhe Bushatin, ndërsa çifti Basha që lëvizte me motoçikletë u goditën nga makina e autorëve, pasi humbi kontrollin nga breshëria e plumbave. Bashkim Basha humbi jetën në spital 4 ditë pas atentatit. Ndërkohë, Izmir Sakicaj, 23 vjeç, dhe Samuel Troshani, 24 vjeç, po kërkohen nga Policia e Shkodrës. Burime pranë grupit hetimor thonë se bashkë me ta, janë në kërkim edhe anëtarë të tjerë të grupit të Bajrajve, pasi dyshohen se mund të kenë qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorëve, por deri tani nuk janë gjetur.

Viktimat e atentatit në Shkodër 30 tetor 2024

1. Hamza Lici 23 vjeç, vëllai i Ibrahim Licit
2. Arlind Bushati 32 vjeç, djali i Xhemal Bushatit
3. Flutura Basha 56 vjeçe, qytetare e pafajshme – Bashkëshortja e Bashkimit
4. Bashkim Basha 67 vjeç, qytetar i pafajshme – Bashkëshorti i Fluturës

You may also like