Valbona është zbardhur nga dëbora, duke ofruar një pamje magjike për vizitorët vendas e të huaj. Në këtë fundvit, kjo zonë e veriut të Shqipërisë kthehet në një kartolinë dhe ftesë të hapur për ta vizituar e shijuar atë çka ofron natyra.
Advertisements
Luginën e Valbonës e ka mbuluar dëbora duke i dhënë një hijeshi magjepsëse, sidomos në këtë prag fundviti është një kartolinë e ftesë për të gjithë ata që natën e ndërrimit të viteve duan ta kalojnë ndryshe.
Advertisements
Dëbora në këtë zonë, ku ndodhen fshatrat Dragobi, Valbonë e Rragami i Shalës, ka arritur në rreth 40 cm, por rruga për automjetet është plotësisht e kalueshme
Mikëpritja, është virtyti më i çmuar i zonës, çka e dëshmon edhe rrëfimi i kësaj qytetareje.
Valbona i hap dyert për të gjithë dhe turistët e huaj apo edhe vizitorët vendas kanë mundësinë e akomodimit në bujtina, shtëpitë e zonës apo edhe në hotele nga më modestët tek ata me 5 yje.
Veç bukurive të natyrës, ajo që do t’ia shtonte hijeshinë vendit e do të rriste numrin e tursitëve, do të ishin pistat për ski, teleferikët dhe mjetet motorike të përshtatshme për deborë.