Zbardhet vrasja e shokut të Nuredin Dumanit, si u ekzekutua Klevis Kapllani

by editor

Zbardhet vrasja e Klevis Kapllanit, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në makinë në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi në shtator të vitit 2020. Vrasja në fjalë u zbardh pas hetimeve të SPAK, ndërsa ky i fundit lëshoi sot mbi 35 urdhër-arreste. Përveç kësaj ngjarje, janë zbardhur edhe disa krime të tjera. Lajmi konfirmohet nga gazetari Igli Çelmeta.

Advertisements

Kapllani ishte shok i Nuredin Dumanit, një prej të penduarve të drejtësisë që ka çuar në zbardhjen e shumë krimeve me rrëfimeve të disa bandave në vend. Dumani dhe Klevis Kapllani, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj dhe para se i penduari i drejtësisë të arrestohej nga policia, ata shoqëroheshin bashkë në publik. Kapllani dyshohej si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Elbasan dhe Peqin.

Vrasja e Klevis Kapllanit

Advertisements

Klevis Kapllani u ekzekutua me breshëri plumbash brenda mjetit “Fiat Punto”, vetëm pak metra larg banesës së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Ai u gjet i pajetë rreth orës 06:00 të mëngjesit të 15 shtatorit të vitit 2020 nga një banor i zonës, i cili kishte dalë për të grumbulluar qumështin.

Por, për hetuesit, vrasja e 33 vjeçarit kishte ndodhur gjatë natës, 14 shtator dhe se ishte ekzekutuar me një armë me silenciator. Viktima ishte me precedent penal dhe i dënuar në Itali për trafik droge dhe dy vite më parë, pasi kishte shlyer dënimin ishte kthyer në Shqipëri. Kapllani ishte baba i një fëmije të mitur, ndërsa vrasja atëherë u tha se dyshohej të ketë ndodhur për hakmarrje për shkak të drogës.Dyshohet se Kapllani kishte njohje dhe me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.

Vrasja e trefishtë në Bradashesh

Ndërkohë ngjarja e rëndë u mbetën të vrarë 3 persona, e njohur dhe si masakra e Bradasheshit ndodhi në fund të dhjetorit në 2018. Viktimë mbetën Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, vëllai i Erjon Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay. Në atë kohë u tha se një sasi prej 50 kg kokainë që u zhduk në Britaninë e Madhe dyshohej të ishte motivi kësaj vrasejej të trefishtë.

You may also like