Zbërthehet “Matrix”, gazetari i njohur zbulon detaje: Janë të njëjtë aktorë, komunikojnë për të fshehur…

by editor

Teksa mazhoranca miratoi sot buxhetin për vitin e ardhshëm duke refuzuar të gjitha amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike, drejtësia ndërkombëtare vazhdon punën për zhbërjen e hartës kriminale.

Advertisements

Pas “Sky ECC” edhe “EnchroChat” është zbërthyer edhe aplikacioni “Matrix”, i përdorur për komunikim nga krimi i organizuar.

Advertisements

Europoli ka njoftuar se falë një operacioni ndërkombëtar, të udhëhequr nga Franca, Hollanda, Gjermania, Italia, Spanja dhe Lituania, autoritetet kanë zbërthyer mbi 2.3 milion mesazhe në plot 33 gjuhë të ndryshme, edhe në shqip.

Sipas dëshmive të të pandehurit të drejtësisë, Nuredin Dumani, pikërisht aplikacioni “Matrix” është përdorur edhe nga bandat e Elbasanit.

Para hetuesve, kujtojmë se Dumani ka dëshmuar se në “Matrix”, ka komunikuar me Suel Çelën, për eleminimin e pronarit të shkollës “Willson” në Tiranë, për 150 mijë euro. Natyrisht ky nuk është komunikimi i vetëm.

Bashkëpunimi i autoeriteteve shqiptare me ato partnere, pritet të zbardhë edhe skema të tjera kriminale.

Për të folur për këtë temë, i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, në “Ora News”, ishte gazetari Almer Toska.

“Të gjithë kërkojnë një oaz që të fshehin veprimtarinë e tyre kriminale, qoftë edhe biseda të ndryshme. Çdokush i cili komunikon në bisedat online kërkon që të fsheh, ose të mos indentifikohet. Matrix është i njëjtë me “SKY ECC”. Janë të njëjtët aktorë, të njëjtët njerëz që kanë vepruar dhe komunikuar me njëri tjetrin për të fshehur aktivitetin e tyre kriminal dhe nga bisedat nga më të ndryshme banale. Sot teknologjia na ofron mundësinë që të përdorim njëkohësisht disa aplikacione, siç është “Sinjal”, “Whatsapp”, “Sky””, u shpreh Toska.

You may also like