Durrës, 27 nëntor 2024/noa.al – Një djalë në lule të rinisë është gjetur i pajetë pak minuta më parë dhe të gjitha dyshimet janë se i ndjeri i dha fund jetës dhimbshëm me vetëvarje.
Advertisements
Ngjarja u zbulua sonte rreth orës 19:00, në fshatin Pjezë Shijak, në një pemë në anë të rrugës.
Advertisements
Policia tha se atje është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
I riu ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.