Eksperti kriminalistik Ervin Karamuço foli në një lidhje skype për një emision televizive në lidhje me goditjen e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine, dhe zbulimin e një laboratori të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës.
Advertisements
Ai tha se ky grupi i goditur është trans-nacional dhe pala jonë ka shkatërruar vetëm pjesën shqiptare por që “SPAK” ka bërë një hetim dhe goditje model me iniciativën e vet.
Advertisements
“Janë përdorur mjete speciale hetimi për të cilat ka ndihmuar dhe DEA. Ky operacion është një ndër herët e para që nuk është dekonspiruar por ky grup është një derivat i një grupi më të madh i cili po hetohet dhe do të ketë dhe për ata masa konkrete”, tha Karamuço.