Zbulohen detaje mbi ngjarjen e rëndë në Greqi/ 50-vjeçari lidhi veten dhe u vetëvra me një plumb në kokë, çfarë shkruhej në letrën që iu gjet në xhep

by editor

U mendua se ishte vrasje, por autoritetet greke mendojnë se personi, trupi i të cilit u gjet mëngjesit e sotëm i lidhur dhe pa jetë në Janinë, mund të ketë vrarë veten.

Advertisements

Ndonëse njoftimet e para nga burime policore flisnin për një vepër kriminale, informacionet e fundit thonë se mjekësia ka konstatuar se bëhej fjalë për një vetëvrasje .

Advertisements

Në xhepat e 50-vjeçarit u gjetën shënime ku shpjegonin se kishte vendosur t’i jepte fund jetës dhe tregonin se si do ta bënte një gjë të tillë. Sipas provave të marra nga autopsia, ai ka lidhur njërën skaj të prangave në dorë dhe në anën tjetër pistoletën me të cilën qëlloi veten.

Sa i përket mënyrës sesi i ka dhënë fund jetës së tij, po konsiderohet skenari që ka vendosur thasë mbeturinash në këmbë dhe kokë dhe më pas ka qëlluar veten me plumb në kokë.

Njëkohësisht, informacionet bëjnë me dije se 50-vjeçari i cili banonte shumë pranë vendit ku u gjet i vdekur, kishte probleme psikologjike .

Dy vite më parë, ai kishte tentuar t’i jepte fund jetës.

Në shënimin prej pesë faqesh të lënë pas nga 50-vjecari, ai u jepte policëve udhëzime se si ta përdornin armën e tij, në mënyrë që ajo të mos qëllonte pasi ishte mbushur.

You may also like